Aventurë e re për ish-mesfushorin e Anglisë, merr drejtimin e skuadrës së Championship

Michael Carrick është emëruar trajner i Middlesbrough. Ish-mesfushori i Manchester United zëvendëson Chris Wilder, i cili u shkarkua më 3 tetor pas pesë humbjeve në 11 ndeshjet e para të kampionatit në Championship .

Carrick do t’i bashkohet Jonathan Woodgate si trajner i ekipit të parë. Kryetari i Boro, Steve Gibson, thotë se Carrick është “zgjedhja e përsosur” për klubin, i cili është vetëm një pikë mbi zonën e rënies në Championship:

“Ne kishim identifikuar një sërë potencialesh dhe ishim të impresionuar nga të gjithë, por Michael ishte kandidati i jashtëzakonshëm. Michael ka të njëjtat vlera si klubi dhe ne jemi shumë të lidhur me ambiciet tona”.

Carrick ka punuar për disa vite në stafin teknik të United, ku pas shkarkimit të Solskjaer qëndroi për pak kohë si trajner i përkohshëm i ekipit të parë.