‘Polici vrasëse e fëmijëve’/ Berisha nxjerr VIDEO-n e Ramës kur urdhëron policët të mbledhin vota për PS

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një video përmbledhëse të deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me Policinë e Shtetit, ku gjatë fushatës elektorale ka kërkuar që policët të mbledhin sa më shumë vota për PS-në.

Policia e partisë, polici vrasëse e femijëve dhe rinisë!’, shkruan Berisha në Facebook.  

Dhe në fund ky është bilanci i qëndrimit të Ramës ndaj policisë, ku gjatë qeverisjes së tij janë vrarë nga policia apo kanë vdekur në komisariatet e policisë, Enea Ftoi, Klodian Rasha, Çaush Saliasi, e mitura Jonada Avdia dhe tashmë në fund Lear Kurti.