Juventusi me objektiv të dyfishtë në sfidën me Benfikën

Alex Sandro do të përshëndesë Juventusin në fund të këtij sezoni, pasi mbrojtësi i majtë brazilian ka vite që është jashtë parametrave të tij dhe në Torino nuk kanë ndërmend që të vazhdojnë të shpenzojnë 6 milionë euro në vit për rrogën e tij.

Madje, zëvendësuesi i Sandros ka kohë që është individualizuar dhe të martën në Lisbonë, përveç se do të provojnë të mundin Benfikën, drejtuesit e Juves do të flasin nga afër edhe me futbollistin e “Shqiponjave”, Alehandro Grimaldon.

Spanjolli është në skadencë kontrate me luzitanët dhe vazhdon të shtyjë rinovimin me ta.

“Zonja e Vjetër” është pjesë e preferencave të Grimaldos, ndonëse 27-vjeçari pretendon të paktën 3.5 milionë euro në sezon, thuajse dyfishin e asaj që fiton te Benfika (2 milionë neto).

Ndërkohë, alternativa të Grimaldos për Juventusin janë Alfonso Pedraza i Vijarealit, me 26- vjeçarin që pëlqehet edhe nga Interi, por në të njëjtën kohë edhe portugezi Rafael Guerreiro i Dortmundit.