VIDEO/ Armando Broja zgjedh të preferuarin e tij ndërmjet Ronaldos dhe Messit

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë dy lojtarët më të mirë në botë në më shumë se një dekadë.

Tifozët janë ndarë në dysh sa u përket mendimeve se cili prej tyre është më i miri.

Por, çfarë mendojnë lojtarët tjerë për ta?

Një tifoz i vogël i Chelseat i ka ndalur një nga një futbollistët “Blues”, prej të cilëve kërkonte të zgjidhnin mes yllit argjentinas dhe atij portugez.

Lojtarët e pyetur vendosën për Messin, përveç Armando Brojës.

Futbollisti shqiptar zgjodhi Ronaldon, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.