Gjoba 140 mln euro: Rama pagoi 2 mln euro avokatët kundër Beketit

Edhe pse kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do t’i paguajë asnjw qindarke Françesko Beketit, gjyqi i humbur në arbitrazh po i kushton miliona euro shtetit shqiptar. Kryeministri Rama ka kryer 15 pagesa pwr avokatët kundër biznesmenit Beketi, nw vlerë 2 mln euro. Ndërkohë shuma totale që qeveria duhet të paguajë në arbitrazh, është 140 mln euro

SYRI TV

Qeveria ka paguar mbi 1 milionë e gjysmw euro për shërbimet avokatore në procesin përballë biznesmenit italian, Françesko Beketi, në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Syri Televizion”, Ministria e Financave ka kryer të paktën 15 pagesa për zyra juridike ndërkombëtare, të cilat kanë ndjekur çështjen me numër ARB 15/28, “Hydro Srl Kundër Shqipërisw”, në Gjykatën e Bankës Botërore, ICSID.

Shuma e paguar prej muajit prill 2019 e deri më tani është saktësisht 182 milionë lekë të reja. Përfituesit e këtyre shumave janë kryesisht studiot ligjore “Cohen & Gresser” dhe “Foley Hoag L.L.P”.

Në rast se kësaj shume i shtohet edhe rreth 450 mijë euro që ka përfituar studio “Omnia Strategy” e bashkëshortes së ish-kryeministrit britanik, Toni Bler, atëherë përballja ligjore e Edi Ramës me Beketin shkon përtej 2 milionë eurove.

Shteti shqiptar ka humbur procesin e Arbitrazhit me shoqërinë “Hydro srl” dhe është detyruar të paguajë rreth 140 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar shpesh se Beketi nuk do të marrë asnjë lek nga qeveria e tij, megjithëse vendimet e Arbitrazhit Ndërkombëtar janë të detyrueshme për t’u zbatuar.

Rama dhe kabineti i tij po vijojnë të paguajë tarifa avokatore, me shpresën e anulimit të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.

Por, përpjekja e tij po i kushton miliona euro të tjera shtetit shqiptar, kësaj radhe për shërbime konsulence juridike.

Biznesmeni italian, Françesko Beketi, paditi shtetin shqiptar në Arbitrazhin Ndërkombëtar, menjëherë pasi qeveria e Edi Ramës mbylli televizionin “Agon Channel”.

Gjykata e Bankës Botërore konstatoi shkelje të rënda nga shteti shqiptar dhe e dënoi qeverinë me 110 milionë euro, të cilat duhet t’ia japë biznesmenit italian.

Ndërkohë, shpenzimet e tjera gjyqësore arrinin në vlerën 30 milionë euro.