Gazetari: AMP dhe Prokuroria s’mund të dalin në deklarata të përbashkëta, thotë gazetari

Gazetari Jul Kasapi tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se dalja e AMP-së dhe Prokurorisë në një deklaratë të përbashkët për vdekjen e Lear Kurtit nuk ka kuptim.

“Del tani AMP-ja me Prokurorinë në një deklaratë të përbashkët kur institucioni që bën hetime në këtë vend është Prokuroria,” – u shpreh Kasapi.

Prokuroria e Tiranë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit, Laer Kurti, i cili humbi jetën pas shoqërimit në komisariat.

Sipas gazetarit edhe dalja në konkluzione se brenda qeses plastike ka pasur kokainë, është e tepërt për aq kohë sa njoftimi zyrtar thotë se është gjetur vetëm qesja me përmasa 5×5.

“Ky është serioziteti i institucioneve sepse nuk mund të dalësh menjëherë, është gjetur një qese e dyshuar si ato e lëndëve narkotike,” – deklaroi Kasapi.