Pogradec, fshati Guras ngrihet më këmbë, kërkojnë rrugë dhe jo mashtrim

Dhjetëra banorë të fshatit Guras në Pogradec kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat.

Protesta e tyre lidhet me gjendjen e rrugës e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujërave të zeza. Tashmë me përfundimin e punimeve firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime. Por banorët pretendojnë se puna e bërë është mjaft e dobët dhe është dëmtuar sërish.

Ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve si edhe  të mësuesve për të shkuar në fshat.

Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi në të kundërt protesta do të vazhdojë.