VIDEO/ Futbollisti shqiptar shënon një gol të rrallë, topi merr trajektore të çuditshme

Arbër Hoxha realizon një gol të pabesueshëm në kampionatin kroat.

Ish-futbollisti i Prishtinës dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës, dhuroi një “perlë” të vërtetë në fundin e pjesës së parë të sfidës mes Slaven Belupos dhe Rijekës.

24-vjeçari, pasi mori një tip në një distancë të largët, prirët më portën, guxoi duke tentuar direkt portën me një trajektore të rrallë, duke befasuar portierin e Rijekës.

Në fakt, ky fillim sezoni ka rezultuar më shumë se pozitiv për lojtarin dardan, që vetëm një javë më parë i shënoi dygolësh Shibenikut, për t’i dhuruar fitoren Slaven Belupos.

Më herët, Arbër Hoxha kishte shënuar edhe në humbjet 4-1 përballë Dinamos së Zagrebit dhe 5-1 ndaj Hajdukut të Splitit.