Gjirokastër/ Përplasi për vdekje 12-vjeçarin, arrestohet polici i kufirit

Arrestohet punonjësi i policisë, me detyrë Inspektor E. D., 24 vjeç, me detyrë trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 22.10.2022, rreth orës 18:40, duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal në ngarkim të punonjësit të policisë E. D.