Një këshillë me rëndësi mbi Lotarinë Amerikane DV-2024

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dhënë një këshillë me rëndësi për qytetarët shqiptarë që regjistrohen në Lotarinë Amerikane që ka nisur të zhvillohet.

"Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj këtu: https://bit.ly/3EXIesr.

Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2024 u hapën më 5 tetor dhe do të mbyllen të martën më 8 nëntor 2022. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2l7myjg