Shokët e skuadrës e ngushëlluan, u përpoqën t'i jepnin mbështetje në momente të vështira, por pavarësisht kësaj, Varane ishte plotësisht i dëshpëruar, qartë, më së shumti për shkak se Kupa e Botës në Katar po afrohet dhe nëse rezulton se lëndimi është i një natyrë më serioze, atëherë sigurisht që nuk do ta mbrojnë titullin kampion të fituar në Rusi.

Kujtojmë që derbi i madh mes Chelsea dhe Manchester United përfundoi pa fitues dhe rezultati përfundimtar ishte 1-1. Gjithçka që vlen të përmendet ndodhi në fundin e ndeshjes, fillimisht Chelsea kaloi në epërsi me golin e Jorginhos nga penalltia, dhe në fund të ndeshjes Casemiro shënoi me kokë për finalen 1-1.

Pas kësaj ajve, Chelsea mbetet në vendin e katërt me 21 pikë të grumbulluara, një më shumë se Manchester United që është i pesti me 20 pikë të grumbulluara. Në ndeshjen e radhës, Chelsea do të luajë me Brighton, ndërsa Manchester United do të luajë me West Ham.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/23/auto_Screenshot_41666517418.png", "width": 900, "height": 606 } }

Emocione që është e pamundur të kontrollohen: Pas dëmtimit, Varane largohet nga fusha në lot

Skuadra e Manchester United ka mbetur pa mbrojtësin Raphael Varane, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në derbin e javës së 13-të të Premier League ndaj Chelsea-t, teksa është larguar i përlotur nga stadiumi Stamford Bridge.

Pasi u përpoq të largonte një top në drejtim të Aubameyang në pjesën e dytë, u kuptua menjëherë se Varane kishte pësuar një dëmtim, duke e lënë atë të shtrirë në tokë dhe duke u trajtuar nga mjekët më pas.

Teksa largohej nga fusha i dëshpëruar, mbrojtësi francez filloi të qajë menjëherë, pasi nuk mund të pajtohej me faktin se kishte pësuar një tjetër dëmtim, duke e ditur që Botërori ishte më pak se një muaj larg.