Për futbollistin nga Belgjika, ky ishte goli i dytë këtë sezon dhe përveç kësaj ai ka dhënë nëntë asistime. Me tre pikët e djeshme, City iu afrua një pikë pas Arsenalit, me Topçinjtë që kanë një ndeshje më pak për të luajtur sot kundër Southampton në transfertë.

Image

Ndeshjen e radhës Manchester City do ta luajë kundër Leicesterit, ndërsa në sezonin e deritanishëm ka një ndeshje më pak, pikërisht kundër Arsenalit, me të cilin po lufton për vendin e parë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/23/auto_Screenshot_11666511441.png", "width": 900, "height": 600 } }

Anglezët pandehën se De Bruyne kishte bërë makiazh, komentatori u heq dyshimet

Futbollisti belg Kevin De Bruyne në ndeshjen e djeshme kundër Brighton tërhoqi vëmendjen e shumë mediave evropiane dhe botërore për shkak të një mavijosjeje në syrin e tij të djathtë, e cila bëri që shumë përdorues të rrjeteve sociale të mendojnë se ai kishte hyrë në fushën e lojës i grimuar.

Para fillimit të ndeshjes, mediat angleze njoftuan se De Bruyne ka mbërritur i grimuar në stadiumin Etihad dhe se mund ta ketë bërë sepse humbi një bast, por pak më pas një komentator i BBC-së shpjegoi problemin e belgut.

Gjatë transmetimit, ai zbuloi se De Bruyne është goditur me top në fytyrë gjatë një prej seancave të mëparshme stërvitore dhe se i ka shkaktuar një mavijosje në syrin e djathtë, e cila nuk është zhdukur deri në ndeshjen e lartpërmendur kundër Brighton.

Gjithsesi, pa marrë parasysh këtë, De Bruyne bëri një tjetër lojë të shkëlqyer dhe në minutën e 75-të shënoi gol për rezultatin final 3-1 dhe kështu i siguroi fitoren Manchester Cityt.