E rëndë në Prishtinë/ Vajza bie nga ndërtesa dhe humb jetën

Një vajzë në Prishtinë ka humbur jetën pasi e njëjta ra nga një ndërtesë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë derisa rrethanat nuk janë zbuluar ende.

”Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.