VIDEO/ Benzema dhe Courtois nderohen nga Casillas dhe Zidane në 'Santiago Bernabeu'

Real po luan në shtëpi ndaj Sevillas, një ndeshje e vlefshme për La Liga-n. Madrilenët e nisin ndeshjen në mënyrën e duhur duke qenë se Luka Modric shënoi pas një asisti fantastik të Vinicius Junior. Kroati me portën e boshatisur e kishte një lojë fëmijësh shtyrjen e topit në rrjetë duke ndezur atmosferën në Santiago Bernabeu.

Një atmosferë e cila ishte ngrohur që para se të niste loja duke qenë se Cortois dhe Benzema prezantuan trofetë e tyre nga ceremonia e Topit të Artë. Belgu u shpall portieri më i mirë në sezonin e kalura, ndërsa francezi fitoi Topin e Artë. Të pranishëm ishin edhe legjendat e Real Madrid, Casillas dhe Zinedine Zidan.