'Brutaliteti policor solli sërish vdekje'/ Salianji: Sa herë Ardi Veliu është në krye...

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji akuzon ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu se sa herë është në krye të institucioneve, manipulohen ngjarjet. 

Salianji iu referua rastit të Lear Kurtit, 32-vjeçari i cili humbi jetën brenda komisariatit nr.3 në Tiranë, pasi u shoqërua nga efektivët.  

Ligjvënësi demokrat sjell në vemendje rastet që brutaliteti policor ka shkaktar vdekje.  

“Është e disata herë që për shkak të brutalitetit të policisë ndodhin vdekje. Në rastin e Klodian Rashës u tentua të manipulohej ngjarja, doli deklaratë policia që tha është gjetur armë edhe sot nuk është përgënjeshtruar. Sa herë Ardi Veliu është në krye manipulohen ngjarjet. Duhet të ishin në burg, por drejtojnë institucionet e rëndësishme. 

Një njeri që ecën me vrap 200 metra e ka më kollaj ta gëlltisë apo ta hedhë drogën? Pse nuk u shoqërua në spital por u mbajt në komisariat. Pse Autoriteti i mbikëqyrjes thotë iku në spital i gjallë e Trauma thotë erdhi i vdekur. Rama thotë hienat duan kalbësirë. Si mund t'i thuash kalbësirë një njeriu që e ke çuar në botën tjetër?

E panë qytetarët ç’ndodhi kur u mor jeta një afro-amerikani në Amerikë, i vunë zjarrin me protesta. kudo ku ka ngjarje të tilla ndodh. Ky do t'i kalojë duke u marrë me gjëra të vogla e meskine”, tha ai.