Korabi zhgënjen përballë Tërbunit, Oriku futet seriozisht në garë

Përfundojnë 5 ndeshje të ditës së sotme në Kategorinë e Parë. Kjo e fundit është një ekskluzivitet i Tibo dhe Oversport.

 Tërbuni triumfon ndaj Korabit me rezultatin e ngushtë 2-1, në ndeshjen më të rëndësishme të ditës së sotme. Tërbuni barazon me pikë këta të fundi te cilët mbeten në vendin e dytë pas kësaj disfatë.

Në Kavajë, Besa dhe Luzi ndahen në një barazim pa gola që të dyja i mban në mesin e tabelës. Burreli arrin të marrë një fitore duke mundur Tomorin më një rezultat të pastër 2-0. Thellohet kriza për këta të fundit që gjenden në vendin e parafundit.

Për Lushnjen mendon sulmuesi Brunild Pepa i cili shënon dy here duke mundur Turbinën e vendit të fundit me shifrat 2-0.

Oriku merr një fitore të lehtë përballë Apolonisë me rezultatin 3-0. Vendasit marrin fitoren e dytë radhazi dhe futen në garën për Superiore.