Halli i zgjedhjeve, Rama takim me fermerët në Fier: Bujqësia po lulëzon

Teksa fermerët hedhin ne kanal prodhimet bujqësore për shkak te mungesës së tregut, Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Fieri se bujqësia shqiptare po lulëzon dhe është në rrugën e duhur.

Shefi i qeverisë largoi pergjegjësitë nga ngjarja tragjike e 3 ditëve me pare, ku 32-vjeçari Lear Kurti mbeti i vdekur ne duart e policisë.

Ai sulmoi serish pedagoget si dhe komentoi miratimin e ligjit anti-Meta për hapjen e dosjeve ku bashkoi votat me grupin e Alibeajt.

Ndërsa mungesa e tregut dhe e subvencioneve nga ana e qeverisë ka detyruar fermerët e gjithë vendit të hedhin prodhimet në kanale, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi nga Fieri se bujqësia shqiptare ka të ardhme. 

Për Ramën ky sektor është në vitet e lulëzimit, dhe të vetmet që predikojnë të kundërtën janë mediat që sipas tij shantazhojnë qeverinë.

Nga fieri Rama u ndal edhe tek ligji ANTI-META për hapjen e dosjeve, për të cilin bashkoi votat në Kuvend me deputetët që mbështesin Enkelejd Alibeajn.

Kryeministri u përpoq të largonte çdo përgjegjësi nga ngjarja tragjike e 3 ditëve më parë, ku 32-vjeçari Lear Kurti mbeti i vdekur në duart e policisë..

Shefi i qeverisë sulmoi sërish pedagogët dhe kreun e sindikatës së tyre lidhur me protestat për rritje pagash dhe kërkim shkencor.