Berisha: Ditë historike për Italinë, suksese kryeministres Meloni në misionin e saj të madh!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur sot, Kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni dhe e ka konsideruar si historike për vendin fqinj, zgjedhjen e saj në krye të qeverisë.

“Ditë historike për Italinë, - shkroi Berisha në Fb krahas një videoje. -  Giorgia Meloni, kryeministrja e parë në historinë e vendit mik, paraqet kabinetin e saj të qendrës së djathtë. Një urim të përzemërt kryeministres Meloni dhe qeverisë së saj. Suksese në misionin e saj të madh. “