VIDEO/ Nuk ndalen policët e Çuçit, dhunojnë të riun në Pogradec

Tjetër skandal me protagonistë forcat e rendit. 

Disa orë pasi humbi jetën tragjikisht në duart e policisë 32-vjeçari Lear Kurti, një tjetër incident është regjistruar në Pogradec. 

Dy efektivë të policisë rrugore janë filmuar teksa godasin me grushte një të ri.  

SYRI sjell pamje nga dhuna e policëve mbi qytetarin. 

Siç duket edhe nga video i riu nuk bën rezistencë, madje qëndron me duart e vendosura prapa, ndërsa policët përdorin dhunë duke shkelur rregulloren dhe ligjin. 

Vdekja në komisariat e 32-vjeçarit ka nxituar reagime të forta nga opinioni publik. 

Ndërsa denoncimi i rasteve të reja për dhunën shtazarake nga efektivët mbi qytetarët, tregon se kemi një polici që është prirur për të vrarë dhe jo për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.