Mërgim Vojvoda vendos për të ardhmen, futbollisti kosovar pritet të firmosë me…

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, duket se ka marrë vendimin për sa i përket të ardhmes së tij.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, kosovari ka zgjedhur që të rinovojë kontratën me Torinon.

Ajo pritej t’i skadonte në vitin 2024, por siç shihet do të shtyhet deri në vitin 2025.

Mesfushori duket i lumtur me skuadrën e Torinos dhe është gati që të japë më shumë për të.