Benzema merr një tjetër çmim, vlerësohen edhe Perez e Maldini

Në këto momente është duke u zhvilluar eventi gala “Golden Boy”, në Palermo të Italisë.

Në këtë event, do të shpërndahen çmime të ndryshme si lojtari europian më i mirë, presidenti, drejtori sportiv etj.

Në këto momente, Benzema ka fituar sërish një çmim, atë të lojtarit më të mirë europian, Maldini është shpallur drejtori sportiv më i mirë dhe Florentino Perez presidenti më i mirë.