Berisha: Sot të gjithë në orën 20:00 në protestë para Ministrisë së Brendshme

Kryetari demokrat, Sali Berisha, shpërndau mesazhin e organizuar në median sociale për një protestë kundër vrasjeve policore.

“Sot, në ora 20:00, të gjithë në protestë para Ministrisë së Brendshme!” shkruan Berisha.

Protesta e sotme vjen me moton: “Kupa u mbush! Boll me padrejtësinë! Stop ekzekutimit të shqiptarëve”.

Protesta organizohet nga të rinjtë shqiptarë një ditë pasi i riu Lear Kurti ndërroi jetë në duart e policisë.