Berisha: Rama vërsulet kundër Agron Shehaj dhe i vë shiritin si bandit, pa asnjë dokument, pa asnjë provë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi nga Kuvendi edhe sulmin që po i bëhet deputetit opozitar, Agron Shehaj.

“Ky nuk firmos dot për të vrarë poetin, por për të larguar masivisht studentët nga universitetet, por i vërsulet pedagogut, ish-ambasador i shkëlqyer se ka shërbyer në institucionin e sigurisë kombëtare.

Më keni dëgjuar ndonjëherë mua të përmend Damian Gjiknurin, se ka shërbyer 2-3 vite drejtor në SHISH, kurrë. Për ato ja quaj merita unë. Kurse ai ka 3 ditë që u thotë shqiptarëve se një nga pedagogët më të shquar, Sandër Kovaçi ka punuar në SHIK dhe nën drejtimin e tij.

Njeri që është shkonfiguruar. Sulmon si i tërbuar kundërshtarët politikë. Bën gjyqin e opozitarëve njëri pas tjetrit. E ka shndërruar skapin në repart kundër opozitës.

Vërsulet kundër Agron Shehaj dhe i vë shiritin si bandit, pa asnjë dokument, pas asnjë provë, fakt. I mbyll ndërmarrjen paçka se aty janë 200 familje që mbahen me rroga.

Po, po. Pse çuditeni ju. Ky është trashëgimtari i së keqes. Ky ka vetëm keqësi shpirtërore, pa norma e moral. Nuk ka ligj.

Isha në Gjirokastër, me tha pedagogia unë marr 600 euro, kolegia ime në Kosovë merr 1200 euro. Po pse, më të varfër se Kosova jemi ne, që i trajtojmë në këtë mënyrë,” tha Berisha.