Belind Këlliçi: Ky nuk është kryeqyteti europian i rinisë, policia jep gjoba dhe plumba

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në ambientet e komisariateve ‘NR.3’ Tiranë.

Këlliçi është shprehur se situata që po përjetojmë është shumë e rëndë dhe duke vënë në dukje se ky nuk është kryeqyteti europian i rinisë.

Postimi i Këlliçit:

Ky është kryeqyteti europian i rinisë? Ku policia jep gjoba dhe plumba?

Mos prisni më shumë nga këta patronazhistë me pistoleta në brez. Para të fortëve ulin kokën!

Nuk u mjaftuan me vdekjen. Po e kthejnë të ndjerin në tabelë qitjeje që ta "vrasin" me komente. Nuk kanë limite. Policia e Shtetit si vetë shteti...

Ngushëllime nënës fatkeqe! Drejtësi për birin e saj!