Elkier Bushkolaj: Laer Kurti është arrestuar dhunshëm, deklaratat e policisë kontradiktore

Gazetari, Elkier Bushkolaj i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon ka dhënë detaje për vdekjen në duart e policisë të Laer Kurtit.

Bushkolaj është shprehur se gjatë momentit të ndalimit policia e ka arrestuar dhunshëm Kurtin, ndërsa Urgjenca Kombëtare ka dhënë një deklaratë zyrtare se ai ka mbërritur në spital pa shenja jete.

"Komunikata e AMP tregon që nga ekspertiza paraprake tregon se në barkun e viktimës është gjetur një qese brenda të cilës mendohet se ka pasur lëndë narkotike që i riu e ka gëlltitur në momentin që ka tentuar të largohej nga policia.

AMP në komunikatë tregon se janë zbatuar të gjitha procedurat por nga rregullat themelore që duhen të ndiqet thuhet se policia ka si detyrim garantimin dhe sigurinë e jetës të presonit dhe në këtë rast nuk ka ndodhur kështu.

Policia e pranon faktin që i riu ka shfaqur probleme shëndetësore që në fillim dhe nuk është dërguar në  urgjencë por në ambientet e komisariatit Nr.3.

Komunikata e Urgjencës Kombëtare ka sqaruar se viktima ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Sipas informacioneve i riu mundet të kishte qenë në gjendje të dehur, policia i ka kërkuar kartën e identitetit dhe pasi ja ka dhënë ai është larguar në vrap.

Gjatë momentit kur pas ndjekjes për gati 200 metra kur i riu është kapur nga policia është prangosur dhunshëm.

Në komisariatin ku ndodhi kjo ngjarje është një pikë ku ka pasur shumë problematike kjo duke risjellë në vëmendje ngjarjen ku u vra një efektiv police nga kolegu i tij."