Tragjedi në Itali/ Portieri pëson atak kardiak dhe ndërron jetë në moshën 28-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare portieri italian, Davide Gravazzi.

Gardiani i portës së skuadrës Montagna Pistoiese, e cila militon në kategoritë amatore në Itali, ka pësuar një atak kardiak gjatë nxehjes përpara ndeshjes së Kupës së Toskanës ndaj Cntolese.

Ai u transportua menjëherë në një spital në Firence, por paraditen e sotme ai ndërroi jetë.

Një lajm i trishtë ky për të gjithë futbollin italian.