Sherr me sende të forta në Vlorë, plagoset rëndë 32-vjeçari

Policia bën me dije se një person është plagosur rëndë pas një konflikti me sende të forta.

Bëhet me dije se personi i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, dyshohet se si pasojë e një konflikti me sende të forta, për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. J., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit  dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.