PL thirrje të rinjve: Shprehni revoltën për vrasjen e 32 vjeçarit! Ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur një natë më parë ku i riu Lear Kurti ndërroi jetë në rrethana misterioze pasi u shoqërua në komisariat.

Në deklaratën për media nga selia e PL-së, Blushi i bëri thirrje të rinjve të shprehin revoltën ndaj kësaj vrasje duke theksuar se ajo nuk do të jetë e fundit për sa kohë të jetë në pushtet Edi Rama.

Ai shtoi se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi duhet të japë menjëherë dorëheqjen.

Blushi: Ngjarja ka tronditur thellë mbarë opinionin publik. Bëjmë thirrje për zbardhjen sa më parë për rrethanat e vdekjes tragjike të të riut Lear Kurti.

Kjo ngjarje kaq tragjike nuk do të jetë e fundit sa kohë të jetë në pushtet Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e krimit. Të rinjtë të shprehim revoltën e tyre ndaj kësaj vrasje. Ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen.