Pedagogu i përgjigjet Ramës: Mos bëj biografi si të sigurimit, deri në 2023…

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama i ka sugjeruar që ky i fundit mos të merret me biografi të personave, nëse kanë qenë apo jo pjesë e sigurimit të shtetit.

Ai theksoi se ka dalë me nota dhjetë nga fillorja deri në Universitet.

“Zoti Rama ju drejtohemi ju, por se kemi vetëm me ju personalisht, i drejtohemi dhe Këshilli të Ministrave, plotësoni kërkesat. Se kemi personale me ju. Mos u merr me çështjes personash, me biografi të sigurimit të shtetit. Jam i zgjedhur nga Këshilli Drejtues kështu që deri në 2023 do ta kem këtë mandat. Nuk e kam nxjerrë me mik notën mesatare 10 nga klasa e parë deri në universitet. Nuk ka të bëjë me një person që ka ardhur nga rruga.”, tha Kovaçi.