Ekipi ku luajnë emra si Gabriel Barbosa, David Luiz, Arturo Vidal , Filipe Luiz, De Arrascaeta, Everton Ribeiro apo edhe “veterani” Diego, do të sfidojë Athletico PR e drejtuar nga Luiz Felipe Scolari në finalen e Libertadores, që do të zhvillohet në Guayaquil të Ekuadorit.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/20/auto_flamengo1666254709.webp", "width": 1280, "height": 721 } }

VIDEO/ Emocione të forta në ‘Maracana’, Flamengo fiton Kupën e Brazilit me penallti

Flamengo arriti një fitore drithëruese përballë Corinthians në mitikun “Maracana”, aty ku fitoi Kupën e Brazilit për herë të katërt në histori.

Sfida e parë kishte përfunduar në barazim pa gola, teksa dueli i kthimit u mbyll 1-1.

Pedro kaloi Flamengon në avantazh në minutën e shtatë pas një asisti të bukur nga kapiteni Everton Ribeiro, por ekipi mik riktheu baraspeshën tetë minuta përpara fundit nëpërmjet golit të Giulianos së ardhur nga stoli.

Më pas penalltitë: Filipe Luiz humbi të parën për Flamengon, por edhe Corinthians dështoi dy herë nga pika e bardhë (Fagner, Mateus Vital) dhe në stadiumin e famshëm nisi festa e lojtarëve dhe tifozëve të Flamengos, që më 29 tetor do të shijojnë një tjetër finale të gjithë braziliane.