Bild: Presidenti gjerman anulon vizitën në Ukrainë, Kiev i zemëruar0

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka anuluar vizitën e tij në Kiev, të planifikuar për të enjten, për arsye sigurie, shkruan “Bild” gjermane.

 

Siç raporton gazeta, Ministria e Punëve të Jashtme gjermane, Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e sigurisë i rekomanduan zyrës së presidentit që të braktisë udhëtimin në Kiev, transmeton Sputnik.

“Bild” thekson se anulimi i vizitës së presidentit gjerman zemëroi Kievin.

Zëdhënësi i qeverisë ukrainase tha për "Bild" se "ndërsa presidenti federal gjerman po anulon vizitën e tij, shumë diplomatë dhe mysafirë ndërkombëtarë" dëshirojnë të vizitojnë Kievin menjëherë.