Durrës, gruaja çeke rrezikon të mbytet në det

Një 52-vjeçare çeke me banim në Tiranë është shpëtuar nga mbytja një ditë më parë, në plazhin e Durrësit.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 21:00, H.D. është parë në det teksa ishte duke u mbytur. Ajo është nxjerrë nga deti dhe është transportuar në spitalin  ”Nënë Tereza” në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në breg të detit është gjetur një sasi medikament ”Diazepon”, ndërsa 52-vjeçarja ishte me probleme mendore, shtojnë të njëjtat burime. /Syri.net/