A22 Sports Management aktualisht është në gjyq me UEFA-n në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe nëse shtëpia e futbollit europian humbet, nuk do të ketë asnjë pengesë për të luajtur Superligën.

Lajmi për emërimin e Reichart u bë i ditur nga Barcelona dhe Juventusi dhe gjermani njoftoi se Superliga me shumë mundësi do të jetë një garë e hapur.

"Football can do better", states Bernd Reichart, our new CEO. That's why we will organize a broad dialogue with clubs, fans and all those who want to build a better home for #EuropeanClubFootball. Watch his video statement: pic.twitter.com/TbHntRy0pv

— A22 Sports (@A22Sports) October 19, 2022

“Formati i kompeticionit nuk do të jetë problem, tifozët do ta mbështesin idenë tonë. Projekti është duke u rivlerësuar, po flasim për një garë të tipit të hapur dhe nuk ka dyshim që disa klube do të kishin një vend të garantuar në Super League”, tha Reichart.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/19/auto_Screenshot_31666192858.png", "width": 900, "height": 600 } }

Një kthesë e madhe në rastin e Superligës: Gara nuk do të jetë ekskluzivisht për të pasurit, ndoshta do të nisë që në vitin 2024

Edhe pse dukej se projekti i Superligës Evropiane dështoi, sot ka mbërritur një lajm i ri tronditës – Barcelona, ​​Real Madrid dhe Juventus nuk po dorëzohen dhe planifikojnë që në vitin 2024 tw nisin kompeticionin.

Sot, kompania e zhvillimit të sporteve A22 Sports Management emëroi Bernd Reichart si drejtor ekzekutiv të Superligës dhe ai bëri të ditur se është realiste të luhet sezoni i parë i kompeticionit të ri nga sezoni 2024/2025.

Kujtojmë se Superliga u konceptua si një kompeticion i mbyllur për klubet më të pasura evropiane dhe mes klubeve që e krijuan mbetën vetëm Barcelona, ​​Real Madrid dhe Juventus.

Manchester City ishte i pari që u tërhoq, i ndjekur nga Arsenali, Chelsea, Liverpool, Manchester United, Tottenham, Atletico Madrid, Inter dhe Milan.