U ndanë pak kohë më parë, Pique mund t'i duhet të mbajë emrin e Shakirës në fanellën e Barcelonës

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mund të detyrohet të mbajë emrin e ish-partneres së tij Shakira në fanellën e klubit katalanas.

Sipas mediave spanjolle, këngëtarja kolumbiane mund të jetë e radhës që do të përfitojë nga sponsorizimi i klubit katalanas me Spotify pasi promovuan reperin e famshëm Drake në El Clasico-n e së dielës kundër Realit.

Domethënë, Drake u bë artisti i parë që ka kaluar shifrën prej 50 miliardë streams në Spotify dhe duke pasur parasysh faktin se kjo platformë streaming është sponsor i klubit katalanas, logoja e Drake është vendosur në fanellë.

Shakira është gati të publikojë këngën e saj të re Monotonia dhe tashmë ka ndezur spekulime se kënga përshkruan ndarjen e saj nga Pique, me të cilin ka dy fëmijë, pas 11 vitesh.

Gazetari sportiv i Barcelonës Moises Llorens pohon se një kontratë është afër përmes partneritetit të Spotify me këngëtaren, logoja dhe emri i së cilës duhet të figurojnë në fanellën e Barcelonës.

Pique, i cili tani është në lidhje me Clara Chia Marti (23), është lënë jashtë disa ndeshjeve këtë sezon nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dhe ka indikacione se klubi po planifikon ta “heqë qafe” nga skuadra.