Rrëzohet avioni në Greqi

Një avion me një motor u rrëzua mesditën e së mërkurës në kilometrin e 96-të midis Athinës dhe Lamias.

 Në vendngjarje kanë shkuar tetë zjarrfikës me tre automjete.

Ngjarja  ka ndodhur  në lartësinë e liqenit Ylikis.

Sipas informacioneve të para, piloti 78-vjeçar është nxjerrë nga avioni pa shenja jete, shkruajnë mediat greke.