Të rriten subvencionet për bujqësinë dhe blegtorinë, thotë Jaka

Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, tha për Euronews Albania se ajo që rëndon më shumë buxhetin e shtetit është pjesa e bujqësisë dhe blegtorisë.

Ne jemi të ndërgjegjshëm sa i takon të ardhurave që i mungojnë buxhetit, tha ai, ndërsa sqaroi se janë fokusuar në pikat e një pakete subvencioni që implementon sot Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia.

“Gjithë heqjet e TVSH-së që ne kemi kërkuar janë në radhë të parë për makineritë, për lëndët e para që vijnë nga dogana. Këto TVSH nuk bëjnë gjë tjetër veçse shteti i përdor lekët e bizneseve dhe detyrohet t’i kthejë, pra, ato janë lekë që nuk duhet të parashikohen si hyrje në buxhet dhe nuk mund të jenë si zë i buxhetit, sepse ato do të kthehen shumë shpejt,” u shpreh Jakaj.

Sipas tij, duke qenë pjesë e Open Balkan, ne duhet të konkurrojmë operatorët e tre vendeve të tjera që na konkurrojnë bindshëm me paketat e subvencionit që qeveritë e tyre i bëjnë sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, bashkë me përfaqësues të biznesit po diskutojnë  sot për amnistinë fiskale.