Një ditë pas negociatave Paloka- Bardhi, Berisha mbledh sot grupin parlamentar të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbledh sot grupin parlamentar. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 13:00.

Kujtojmë se dje Berisha mblodhi në një takim Kryesinë e PD-së, ku demokratët u informuan mbi diskutimet mes negociatorëve Edi Paloka dhe Gazment Bardhi për daljen me një kandidat për zgjedhjet lokale.