VIDEO- SYRI TV/ Kërcënimet e Ramës, pedagogët: Mentalitet komunist

Pedagogët në Korçë kanë vazhduar edhe sot protestën në ditën e tretë.

Ata thanë se do të vazhdojnë që të protestojnë, duke e quajtur një arritje faktin se tashmë kanë një sindikatë që mbron të drejtat e tyre.

Kërcënimet që po lëshon kryeministri Edi Rama ndaj tyre, pedagogët i kanë quajtur mentalitet komunist.

Pedagogët u kanë bërë thirrje të gjithë kolegëve që t’u bashkohen atyre, duke thënë se nuk duhet të kenë frikë.

Sipas tyre, kërkesat që kanë paraqitur janë minimale.