Kapexhiu 'thumbon' Ramën: I ftuari enigmatik në takimin me rektorë

Mjeshtri i karikaturës Bujar Kapexhiu ka thumbur kryeministrin Edi Rama për takimin që zhvilloi ditën e sotme me rektorët e universiteteve.

Ajo që bëri habi të madhe jo vetëm te të pranishmit por edhe te opinioni publik ishe prezenca e ish-ministrit Ilir Beqaj i cili është akuzuar dhe në hetim nga SPAK për tendera korruptivë gjatë drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kapexhiu e ka sjellë Beqajn në karikaturën e tij me kostumin e të burgosurit pasi ai duhej të ishte në qeli për të gjitha shkeljet dhe vjedhjet që ka bërë, por për çudinë e të gjithëve, Rama e kishte sjellë me vete në takimin me rektorët, madje edhe duke bërë debat me këta të fundit për mënyrën sesi duhet të drejtojnë universitetet.