Berisha: Shqipëria ka prodhuar 100% të nevojave energjitike! Patronazhistët kanë vjedhur 1.1 terravat

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të qeverië së Edi Ramës që sipas tij është duke vjedhur dhe mbushur xhepat me blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike.

Sipas Berishës, vetëm vjedhjet e klientelës socialiste të patronazhistave kanë arritur në 1.1 terravat. Në krye të vjedhjeve është qeveria e cila i ka 200 milionë euro borxh entit të energjisë.

Berisha: Situata është shumë e rëndë. Kalon nga një sallë nga një sallë tjetër me mashtrime të pakonceptueshme. A e dini ju se në 8 muaj janë prodhuar në Shqipëri 3.74 terravat 100% nevoja e vendit por këta hajdutë për të mbushur xhepat, shesin me çmimet e njëri tjetrit dhe blejnë jashtë burse me 330 euro kur në bursë është 230 euro mesatarja. Këta e kanë shndërruar në një mallkim për qytetarët shqiptarë në një kohë kur këtu prodhohet energji si asnjëherë tjetër. Vetëm vjedhjet e klientelës socialiste të patronazhistave kanë arritur në 1.1 terravat. Në krye të vjedhjeve është qeveria e cila i ka 200 milionë euro borxh entit të energjisë. Sot lajmëronte se prodhuesit do të ktheheshin te taksa e të atit, taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë, një injorant atavist, prodhuesit e energjisë kanë investuar dhjetra milionë, se kanë fat thotë, kanë fitime përrallore ai nuk ka njohuritë më elementare. Ata duhet të nxjerrin investimin në rradhë të parë. Fitim mund të kenë ata por ata duhet të nxjerrin investimin që kanë bërë në rrjet. Ky tani do të kthejë taksën e 1946 taksën e jashtëzakonshme.