Rama vazhdon talljen me shqiptarët: Fasha e energjisë do vendoset në nëntor

Kryeministri Edi Rama ka vijuar talljen me shqiptarët në lidhje me krizën energjetike, duke paralajmëruar vendosjen e fashës 800kWh në muajin nëntor.

Rama e ka quajtur “luftë dhe jo një lojë” dhe bëri thirrje për kursim të energjisë.

 “Edhe për muajin nëntor po rrimë të shohim nëse do të kemi ndonjë mundësi, që për momentin nuk e kemi”, u shpreh Rama.

Aplikimi i çmimit të energjisë prej 42 lekësh për konsumin mbi 800 kilovatorë ishte parashikuar të niste në muajin tetor, por kryeministri Rama vendosi ta shtyjë, sipas tij, për dy arsye: “Kemi pasur reshje që kanë shtuar kuotat në Fierzë. Dhe së dyti një trend kursimi”, tha Rama në atë kohë.

Tashmë është ende e paqartë nëse fasha do të aplikohet në muajin nëntor.