Takimi i Ramës me rektorët, të pranishmit habiten me prezencën e Ilir Beqaj: Hera e parë që e dëgjojmë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka folur në takimin e kryeministrit Edi Rama me rektorët e Universiteteve në cilësinë e kreut të Agjencisë që mbledh të dhënat për financimet e huaja.

Beqaj prezantoi një panoramë të fushës që agjencia që ai drejton mbulon ndërsa u ndesh me mungesën e informimit nga ana e të pranishmëve në sallë.

Beqja: Ju fitoni me meritë në Bruksel, Nuk është se nuk përfitoni nga financimi i përgjithshëm. Tiketi i paguar nga qeveria është më shumë. E dyta ju keni përfituar nga marrëveshja e parave publike ku ju dhe gjithë të tjerët jeni të ftuar të merrni pjesë.

Unë drejtoj një institucion prej një viti dhe i vetmi universitet që kemi mundur të ndihmojmë është ai i Gjirokastrës. Administrohet nga Ministria e Financave. Po ashtu ky mekanizëm ndihmon ato shpenzime që keni harxhuar lekët tuaja. Nga 1 Janari 2023 çdo marrëveshje e re me donatorët është e përjashtuar nga TVSH. Ndërkohë të paktën deri tani po krijojmë kapacitet financiar për të përballuar shpenzimet.

Pedagogu: Nuk ka keni informuar, hera e parë që e dëgjojmë.