Sulmet dixhitale në Shqipëri/ Demiri: Detektimi duhet të jetë në kohë reale

Sipas ekspertëve të IT është e vërtetë që numri i shërbimve online është rritur, por nuk ka sigurinë e duhur.

Erion Demiri ekspert IT, ishte i ftuar këtë mëngjes në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ku foli më shumë rreth këtyre sulmeve të njëpasnjëshme.

“Nuk kemi një raport zyrtar se ku janë marrë por e vërteta është se të dhënat po tregojnë dhe japin indicie të shumta, sigurisht që janë të dhëna të marra  nga burime të ndryshme nga sistemet tona digjitale. Raporti i i Microsoft këtë gjë tregon dhe kemi pasur akses prej kohësh të këtyre personave në këtë programe.

Për ta detektuar që ka një ndërhyrje në varësi të sistemeve dhe skuadrave që merren me këto sisteme 24 orë, detektimi i një sulmi duhet të jetë në kohë reale dhe i menjëhershëm”, u shpreh Demiri.