Macron: Pas 24 vitesh, Benzema e rikthen në Francë Topin e Artë

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, bëhet francezi i pestë që merr Topin e Artë pas Raymond Kopa, Michel Platini (tri herë), Jean Pierre Papin dhe Zinedine Zidane.

Francezi ishte i jashtëzakonshëm edicionin e kaluar, duke qenë lojtari kryesor në triumfin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.

Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Ai tha se Benzema do të mbetet në historinë e futbollit.

“KB9! Dy shkronja dhe një numër që do të mbeten në historinë e futbollit. 24 vjet pas Zidane, Karim Benzema po rikthen një Top të Artë të ri në Francë. Urime për të!”, shkroi Macron.