Inskenoi grabitjen dhe vrasjen në Pukë, i pritet fleta e arrestit biznesmenit italian Davide Pecorelli

Bznesmeni italian, Davide Pecorelli i cili u shpall i zhdukur në Pukë në janar të vitit të kaluar, por që u gjet i gjallë pranë ishullit Montekristos është shpallur në kërkim nga prokuroria e Pukës.

Italiani që inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij në Pukë do të arrestohet sapo të shkelë në Shqipëri pasi Prokuroria ka firmosur fletën e arrestit për të. Për ekzekutimin e masës “arrest në burg” të vendosur në mungesë për Pecorellin, është kërkuar ndihma e autoriteteve italiane. Prokuroria e Pukës kërkon që autoritetet italiane të lokalizojnë dhe më pas arrestojnë italianin i cili akuzohet për 5 vepra penale të kryera në bashkëpunim.

Aktualisht Davide Pecorelli akzohet për:

Kryerjen e veprës penale të "Mashtrim" në bashkëpunim, neni 143/3-25 të Kodit Penal, për veprën penale të "Dhunimi i varreve" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 118-25 i Kodit Penal, për veprën penale të "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal, për veprën panele të "Shkatërrimi i pronës me zjarr", të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 151/2-25 i Kodit Penal, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", neni 297 të Kodit Penal.