Klopp i kërkon falje Guardiolës
Jurgen Klopp i ka kërkuar falje Pep Guardiolës lidhur me një incident që ndodhi të dielën, në ndeshjen Liverpool – Manchester City.
Guardiola kishte thënë pas ndeshjes se tifozët hodhën monedha metalike drejt tij.
“Është e tmerrshme. Më vjen shumë keq për këtë. Kërkoj falje për këtë. Nuk e dija për atë situatë. Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, kurrë”, tha Klopp.
Liverpooli lëshoi një deklaratë zyrtare ku dënoi sjelljen e tifozëve, duke e quajtur të papranueshme dhe duke premtuar gjetjen e fajtorëve me ndihmën e kamerave dhe ndalimin e tyre të përjetshëm për të hyrë në “Anfield”.
Derbi i djeshëm u fitua nga “Të Kuqtë” me rezultatin 1-0, me golin e Salah në pjesën e dytë.