Pogba shumë afër rikthimit

Paul Pogba është afër rikthimit nga dëmtimi.

Mesfushori francez ka pësuar një dëmtim serioz me Juventusin.

Kjo bëri që ai t`i nënshtrohej një operacioni në menisk.

Ai është jashtë fushave të blerta më shumë se një muaj, por është afër rikthimit.

Kështu ka njoftuar agjentja e lojtarit, Rafaela Pimenta, për "Tuttosport".

“Më në fund makthi ka përfunduar. Pogba do të jetë lideri i ri i Juventusit shumë shpejt”, tha ajo.

Pogba nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Juventusin në korrik, pasi ai u bashkua si një transferim i lirë nga Manchester United.