", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/17/auto_Screenshot_41665986671.jpg", "width": 900, "height": 484 } }

Horror në Paris, vajza 12-vjeçare gjendet e vdekur në një valixhe, detajet rrëqethëse që zbuloi policia

Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Paris, ku një vajzë 12-vjeçare është gjetur e vdekur në një valixhe.

Asaj i ishte prerë fyti, ndërsa një element i çuditshëm në këtë rast është rrënqethës: numrat 1 dhe 0 i ishin “stampuar” në trupin e saj, sipas autoriteteve.

Duart dhe këmbët e fëmijës, emri i të ciliës nuk bëhet i ditur, ishin lidhur me shirit dhe duket se shkaku i vdekjes është mbytja, siç raportojnë Fox News dhe Independent.

Për këtë rast janë marrë në pyetje të paktën katër persona, por deri më tani nuk është bërë i ditur asnjë arrestim.

Prindërit e vajzës njoftuan policinë se vajza e tyre nuk u kthye në shtëpi pas shkollës të premten në kryeqytetin francez.

Babai i fëmijës, i cili është kujdestar në ndërtesën e tyre, i tha policisë se ai pa vajzën e tij me një grua rreth të 20-ave në video nga ndërtesa, me gruan që shihet më pas në pamjet që mbante valixhen. Policia gjeti më pas gjurmë rrëmbimi në bodrumin e ndërtesës.

Të premten mbrëma policia mori një telefonatë për një valixhe të dyshimtë në Rue d’Hautpoul, disa rrugë larg shtëpisë së familjes.

Sipas policisë, në trupin e pajetë të fëmijës ishin shkruar me “pajisje” numrat 1 dhe 0, shkruan New York Post.