Liverpooli fiton në 'Anfield', Salah i shkakton humbjen e parë City-t

Liverpooli merr një fitore të madhe përballë kampionëve në fuqi në “Anfield”, duke e ndezur edhe më shumë garën në Premier League. “The Reds” triumfuan mes entuziazmit të zjarrtë të tifozëve falë golit të shënuar nga Mohamed Salah në minutën e 75-të. Shumë raste të shpërdoruara nga skuadra e Jurgen Kloppit, sidomos në fundit e sfidës me Darwin Nunez, që të paktën në dy raste u tregua shumë egoist, ndryshe fitorja e Liverpoolit do të kishte qenë më e thellë.

Karton i kuq për Jurgen Kloppin, i cili shpërtheu me protesta ndaj arbitrit për një faull të munguar ndaj Salah. U luajtën rreth 10 minuta shtesë deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit, por festa ishte tëra për “The Reds”, që me këtë sukses ngjiten në kuotën e 13 pikëve, ndërsa City mbetet në kuotën e 23 pikëve.