", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/16/auto_0384436_1665893781844-screen-shot-2022-10-15-at-9-16-01-pm1665935934.png", "width": 900, "height": 435 } }

VIDEO/ Zjarri në një burg në Iran, humbin jetën 4 persona, 61 të plagosur, ja pamjet

Katër të burgosur kanë vdekur dhe 61 janë plagosur pas një zjarri të madh në burgun famëkeq Evin të Iranit.

Lajmi është bërë i ditur nga autoriteti gjyqësor iranian, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas raporteve nga autoritetet gjyqësore iraniane të cituara nga agjencia IRNA, katër viktimat, të dënuar për vjedhje, humbën jetën si pasojë e asfiksisë. 61 të burgosur të tjerë morën lëndime, por vetëm 10 prej tyre patën nevojë për shtrim në spital dhe katër ishin në gjendje të rëndë.

Në burgun Evin mbahen edhe aktivistë politikë, gazetarë dhe shtetas me shtetësi të dyfishtë dhe të huaj. Mediat e huaja, raportojnë se zjarri dhe të shtënat në burgun famëkeq të Iranit nisën pas revoltës që nisi në krahun nr.7 të strukturë.